Sport Ndërkombëtar

Pele reagon pas “luftës” me tumorin ku për disa ditë ishte në mjekim intensiv

Legjenda e Brazilit në Futboll, Pele

Legjenda e futbollit, braziliani Pele ka folur pas përkeqësimit të gjendjes, duke pretenduar se ai është ‘i fortë’ dhe ‘shumë optimist, pasi raportet dolën më herët të shtunën se ai ishte në kujdes intensiv.

Raportet në Brazil thanë se 82-vjeçari, i cili shkoi në spital javën e kaluar, po merrte masa për të lehtësuar dhimbjen në një repart të kujdesit intensiv.

Sipas raportit, ai ‘nuk po i përgjigjej më kimioterapisë’ në luftën e tij kundër kancerit të zorrëve.

Pele, me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se trajtimi po shkon mirë, teksa falënderoi të gjithë ata që i kanë shkruar.

“Dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor dhe infermierët, për gjithë përkushtimin që kam marrë. Unë kam shumë besim te Zoti dhe çdo mesazh dashurie që marr nga ju, që vjen në të gjithë botën, më mban plot energji. Dhe shikoni Brazilin edhe në Kupën e Botës! Faleminderit shumë për gjithçka”, shkroi Pele.

/Shqip.com