Sport Ndërkombëtar

Peja zyrtarizon pesë transferime – për një ditë

Dardan Maxharraj

Kapiteni, Dardan Berisha u largua nga KB Peja.

Por, “shqiponjat” kanë filluar mobilizimin – që të mos vërehet mungesa e tij.

Skuadra pejane ka zyrtarizuar sot – transferimin e pesë basketbollistëve.

Bëhet fjalë për: Rodney Purvis, Olsi Kurtaj, Jalen Tate, Brad Waldow dhe Dardan Maxharraj.

Paraprakisht – Pejsa kishte arritur marrëveshje edhe me trajnerin – Can Sevim dhe me me tre basketbollistë të tjerë: Arti Hajdari, Isiah Umipi dhe Taylor Adway.

Kampionatin e kaluar – ky ekip e mbylli në vendin e katër në tabelë – teksa u eleminua nga gjysmëfinale të “play-offit” nga KB Trepça. /Shqip.com