Sport Shqiptar

Peja – Ylli, kryendeshja e xhiros së tretë

Ylli-Peja

Java e tretë në Superligësn e Kosovë do të përfundojë me dy ndeshjet e së dielës.

Padyshim ndeshja më interesante e kësaj jave do të jetë derbi ndërmjet Pejës e Golden Eagel Yllit.

Në “Karagaçi”, kamioni i Kosovës kërkon këndelljen pas një fillimi të dobët, kurse Peja do të dojë të shfrytëzojë këtë formë për të rrëmbyer fitoren e tretë.

Peja me dy fitore në po aq ndeshje gjendet në vendin e dytë, mbrapa vetëm Trepçës, kurse Ylli është në vendin e parafundit me dy pikë, pas dy humbjeve radhazi.

Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Të dielën zhvillohet edhe përballja ndërmjet Bashkimit e Ponte Prizren, e cila fillon në ora 19:00.

Ponte Prizren – Bashkimi

Bashkimi ka një fitore e një humbje, kurse Ponte dy humbje në dy ndeshjet e para.

Bashkimi është në vendin e katërt, derisa Ponte renditet e fundit./Shqip.com