Sport Ndërkombëtar

Peja shënon fitore të artë – ndaj Trepçës

Një fitore e artë – në luftën për titull.

Peja ka triumfuar ndaj Trepçës me rezultat të ngushtë 79 -71.

Gjatë tërë takimi, pejanët ishin në epërsi duke mos lënë vend për befasi.

Basketbollstët më të dalluar te vendasit ishin Stephen Maxëell me 20 pikë e katër kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e tetë asistime.

Në anën tjetër, te Trepça paraqitje të mirë patën Andrew Gordon me 12 pikë e 12 kërcime dhe Amin Hot me 10 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Deri më tani Peja ka arkëtuar 16 fitore – teksa është mposhtur nëntë herë dhe gjendet në vendin e tretë me 41 pikë.

Kurse, Trepça Trepça ka regjistruar 17-të fitore e tetë humbje dhe pozicionohet në vendin e dytë – me 42 pikë.

Lider në Superligë mbetet Ylli që ka plo 19-të fitore dhe vetëm gjashtë humbje. /Shqip.com

Tabela e Superligës