Peja, qyteti më i vizituar në muajin korrik

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për statistikat e hotelerisë për korrikun e këtij viti.
Në muajin e shtatë të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71.341, prej tyre 34,73%, ishin vendorë dhe 65,27% ishin të jashtëm.
Krahasuar me muajin korrik të vitit 2022 (sa ishin 53.820 vizitorë), kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 32,6%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 177.383, prej tyre 42,64% nga vendorët dhe 57,36% nga të huajt.
Për nga qytetet, Peja kishte më së shumti vizitorë të brendshëm, e përcjellë nga Prizreni dhe Prishtina.
Sa i përket qëndrimit të vizitorëve të jashtëm, në korrik të këtij viti më së shumti kishim vizitorë nga Shqipëria, e përcjellë nga Zvicra, Gjermania dhe Turqia.
/Shqip.com