Sport Shqiptar

Peja ndërpret bashkëpunimin me dy basketbollistë

Skuadra e Pejës ka njoftuar se ka larguar nga skuadra dy basketbollistët e huaj, Rodney Purvis dhe Khaliq Spicer.

Në njoftimin e Arbër Elshanit thuhet se Peja do të sjellë dy lojtarë cilësorë si zëvendësues të tyre.

“Klubi ka ndërpre kontratën me Rodney Purvis dhe Khaliq Spicer. Deri ne javen tjeter mund te kete edhe largime te tjera. Fanela e KB Peja, peshon shume. Ky qytet(Peja), frymezon me basketboll dhe ne asnje menyre, kurre hic asnje individ nuk e lejojme me lujt me fanelen e klubit tone. KB Peja, per neve te gjithe eshte me shume se basketboll. Eshte nje jete e tere kushtuar ketij klubi. Lojtaret ne fjale i faleminderojme per kontributin, por ne kemi synime te qarta. Lojtaret qe do te vijne do te jene cilesor dhe ne do te jemi gati per kupen e Kosoves” thuhet në njoftim.

KB Peja

Pas javës së 20-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, Peja renditet në pozitën e tretë me 33 pikë, me bilanc prej 13 fitoreve e 7 humbjeve.

/Shqip.com