Sport Shqiptar

Peja fiton në sekondën e fundit

Një gjuajtje e saktë për tre pikë nga Roudney Purvis në sekondën e fundit, i ka dhënë fitoren Pejës në palestrën “Minatori” ndaj Trepçës me rezultat 71:68.

Vetëm dy sekonda para fundit të kohës së rregullt, Peja ishte në epërsi me 68:66, por Drilon Hajrizi i barazoi shifrat dhe dukej se ndeshja do të shkonte në vazhdimin prej pesë minutave.

Mirëpo, kështu nuk mendoi Purvis, të cilit nuk iu dridh dora në momentin më të duhur.

Më të merituarit për fitoren e Pejës ishte Bradly Waldow me 22 e 16 kërcime dhe Purvis me 14 pikë.

Në radhët e Trepçës më efikasi ishte Kendrick Brown me 21 dhe Hajrizi me 16 pikë.

Ndeshja nuk pati rrjedhë të mirë, pasi në çerekun e tretë pati një ndërprerje të gjatë për shkak se tifozët vendës i sulmuan basketbollistët mysafirë dhe gjyqtarët urdhëruan të zbrazej një pjesë e palestrës.

Pas kësaj fitoreje, Peja e kryeson renditjen me 20 pikë, ndërsa Trepça renditet e treta me 18 pikë.

/Shqip.com