Sport Shqiptar

Peja e fillon me fitore Ligën Unike

KB Peja

KB Peja e ka nisur me “këmbë të mbarë” Ligën Unike.

“Shqiponjat” kanë mposhtur Teutën e Durrësit, me rezultat 73-28, shkruan Shqip.com.

Edhe pse ishin mysafirë, kjo nuk i ndali pejanët që të arkëtojnë pikët e plota.

Çereku më interesant ishte i dyti, pasipërfundoi me rezultat 22:23.

Por, në fund, skuadra nga Kosova arriti që të bënte diferencën në parket, duke treguar edhe njëherë që këtë sezonë janë një “arrë e fortë” për çdo kundërshtar.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "PEJA LIGA UNIKE TEUTA 73 FINAL RESULT 82 PEJA ZEMRA ME 24.10.2021"

Te vendasit, më i  dalluari në parket ishte, Cameron Saterwhite me 16 pikë e tetë kërcime.

Ndërsa, te Peja, paraqitje fenomenale pati, Henrik Sirko me 22 pikë e 11 kërcime./Shqip.com