Lajme

Peci thërret konferencë për media lidhur me rrjedhën e Programit për Pagesa Direkte Subvencione 2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë konferencë për media.

Siç njofton ministria, konferenca do të mbahet në lidhje me “rrjedhën e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022”.

Konferenca pritet të mbahet në ora 12:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës./Shqip.com