Lajme

Peci për fotografinë me presidenten: Nuk e ka shkel Kushtetutën nëse ka pirë kafe, ne jemi miq

Presidentja, Vjosa Osmani, ministrja Donika Gërvalla dhe ministri, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka komentuar fotografinë që ka shpërndarë gjatë ditës së mërkurë me presidenten, Vjosa Osmani dhe ministren, Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se ata janë miq të mirë dhe presidentja nuk ka shkelur Kushtetutën nëse ka pirë kafe me ta.

“Sa i përket fotografisë në kafe, ne jemi miq në fund të fundit. Fotografia është bërë dje në një kafeteri të Prishtinës. Dhe përderisa Presidentja për shkak të Kushtetutës e ka të pamundur me ushtru ndonjë funksion partiak, ajo nuk është shkelje Kushtetuese në rast që me miqtë e saj pi kafe. Nuk besoj që kemi bërë shkelje kushtetuese me pi kafe”, tha Peci në Politiko.

Ndryshe, Partia Guxo ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor në të cilin janë zgjedhur dy kryetar të kësaj partie.

Siç ka raportuan, Faton Peci dhe Donika Gërvalla u votuan me 373 vota pro, me 23 kundër dhe asnjë abstenim.

Para procesit të votimit, Donika Gërvalla ka thënë se kjo parti solli një frymë të re në spektrin politik./SHQIP.com