Lajme

Peci i reagon gjuhës së Hysenit: Merru me harmonikë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar ish-kryediplomatit kosovar, Skender Hyseni i cili ka thënë se deklaratat e presidentes Osmani karshi BE-së për dialogun, po i përngjajnë atyre të liderit komunist Enver Hoxha e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

Peci ka shkruar se Hyseni nuk duhet të bëjë krahasime të tilla, e sidomos me figurën e të parës së shtetit.

“Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme”, ka shkruar Peci.

Tutje, ministri i Bujqësisë, e ka këshilluar zyrtarin e LDK-së, që t’i kthehet harmonikës dhe verërave aristokrate.

“Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. Në esencë dërdëllitjet tua janë elegji për kohën e dikurshme. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve”, ka theksuar Peci.

Presidentja Osmani e kryeministri Kurti po i sanojnë dëmet e shkaktuara nga bisedimet e dështuara të elitave politike në të kaluarën, ka vazhduar ministri Peci.

“Rri në rolin tënd tradicional siç të njeh Çarshia e Prishtinës, atë të harmonikashit!”, ka përfunduar shkrimin e tij Peci.

/Shqip.com