Lajme

PDK-ja kërkon zgjedhje të parakohshme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës, si grup parlamentar dhe parti, ka vendosur të kërkojë shpërbërjen e Kuvendit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka shprehur nevojën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Si grup parlamentar i PDK-së dhe si parti tashmë kemi një vendim ku ne kërkojmë që ky Kuvend jofunksional i cili po i shkakton më shumë dëm kësaj Republike sesa po ndihmon në një qeverisje të mirë, duhet të shpërbëhet sa më parë. I kemi dhënë edhe mundësinë kryeministrit nga java e kaluar ose ta shpërbëj Kuvendin ose të japë dorëheqje, dhe koha është që vendi ynë të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tha se nuk është e arsyeshme të vazhdohet me votime të ligjeve që mbajnë Qeverinë aktuale në pushtet.

Tahiri ka theksuar se ky Kuvend “nuk e meriton të vazhdojë të marrë taksat e qytetarëve për shkak të jofunksionalitetit të tij”.

/Shqip.com