Lajme

PD bllokon rrugët në Tiranë, Berisha: Vuçiç dhe Rama do kenë dimër të vështirë! E patë si iku Assadi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në protestën e organizuar nga kjo forcë politike në disa kryqëzime të Tiranës, ku edhe kanë bllokuar trafikun.

Berisha ka folur nga protesta, duke thënë se Edi Ramën, ashtu si edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç e “pret një dimër i vështirë”. Berisha iu referua protestës së djeshme në Beograd, ku morën pjesë mbi 100 mijë qytetarë.

“Në protestë. Në revoltë. Në mosbindje, ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës, ashtu dhe për padronin e Beogradit.

Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë të ardhme nuk ka.  I përshëndes nga zemra, të gjithë ata qytetare e qytetarë, demokrate e demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën”, u shpreh Berisha.

Ai më tej e krahasoi Ramën me diktatorin Bashar al-Assad, duke thënë se për largimin e tij u deshën vetëm 35 mijë ushtarë.

/Shqip.com