Lajme

Pasi votuan, Vitia me gruan e tij në kafe

Arben Vitia dhe bashkëshortja e tij.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvedosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, pasi votoi ka pirë kafe me gruan e tij, Meritën.

“Pas votimit, bashkë me Meritën në rrugën B po e pijmë nga një kafe. Ditë e mirë për kryeqytetin”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Vitia ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Lexo edhe:
Arben Vitia: Sot vendoset për fatin e kryeqytetit

“Sot vendoset fati i kryeqytetit”, ka thënë Vitia.

Ai në balotazh përballet me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Shqip.com