Rozë

Pasi u zbulua vajza në foto me Stresin, reagon ky i fundit

Stresi pak ditë më parë publikoi një foto krah një vajze brune misterioze.

Në imazh, shihet se ai mbështet kokën në qafën e saj dhe i mban dorën.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi krahas fotos, ku identitetin e vajzës krah tij e mbajti të fshehtë duke i mbuluar fytyrën një emoji me sytë me zemra.

Dedikimi i Stresit dhe foto “tregonin” se reperi kishte nisur një romancë të re, duke hedhur pas krahëve martesën me Keisin.

Ndërkohë një tatuazh në krahun e vajzës “tradhtoi” Stresin, pasi vetëm pak orë më vonë u bë publik edhe identiteti i saj.

Vajza u identifikua si Erzenida dhe vetëm pak javë më parë kishte festuar 18 vjetorin e lindjes.

Por, Stresi ka reaguar duke mohuar lajmin se është në një lidhje dashurie.

Ai u shpreh se është beqar dhe se vajzën me të cilën publikoi foto janë vetëm shokë.

“Beqar më keni. Beqar do më keni dhe për pak kohë, por nuk është mirë të nxirrni gjëra të pavërteta sepse nuk ka asgjë të keqe që të dal në darkë me një shoqe”, tha Stresi.

Reperi e ka mbajtur jetën personale shumë private pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Keisi.

/Shqip.com