Sport Ndërkombëtar

Pasi u sulmua nga Shakira, vjen reagimi nga Pique (FOTO)

Gerard Pique

Dy javë pasi Shakira publikoi këngën ‘Music Sessions Vol. 53’ me Bizarrap, ish-futbollisti Gerard Pique ka postuar foton e tij të parë në Instagram me Clara Chía, partneren aktuale.

Pavarësisht se ishin publikuar imazhe të tyre së bashku, asnjëri nuk e kishte konfirmuar apo mohuar publikisht lidhjen e tyre, gjë që është konfirmuar edhe me fotografinë që ish-mbrojtësi i Barcelonës ka publikuar.

Në këtë mënyrë dhe pas dy javësh në të cilat Pique dhe Clara Chía iu janë nënshtruar presioneve të mëdha mediatike dhe thashethemeve të pafundme për lidhjen e tyre, ata iu kanë dhënë fund spekulimeve.

Dhe pikërisht biznesmeni Pique tashmë ka dashur të tregojë dashurinë e tij për “flakën” e re me një “selfie” që përgënjeshtron raportimet e krizës, të shpeshtuara javët e fundit, ndonëse të dy ishin parë në të njëjtën makinë.

Clara Chía vazhdon pa pasur rrjete sociale publike, edhe pse pas hapit të rëndësishëm që Pique ka bërë duke publikuar imazhin e parë të të dyve së bashku, ajo mund të bëjë publik profilin e saj në Instagram dhe të ndajë fotot e saj me ish-in e Shakirës.

Ylli i pop-it, më 2 shkurt, datë në të cilën ajo dhe ish-i i saj kanë ditëlindjen, mund të publikojë një këngë të re me Bizarrap ose me bashkatdhetarin e saj Karol G.

/Shqip.com