Lajme Botë

Pasi u shpall fajtor, Donald Trumpit i ndalohet hyrja në rreth 40 vende

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump

Shtohet numri i shteteve që i ndalojnë ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, hyrjen në vend.

The Indipendent bën me dije se listës së vendeve që nuk lejojnë hyrjen e Trump, i janë shtuar 37 shtete të reja.

Këto 37 shtete mund ti ndalojnë hyrjen Trumpit, pasi sipas ligjeve që kanë mund të ndalojnë hyrjen e një individi mbi të cilin rëndojnë akuza, sicc është rasti i ish-presidentit Trump.

Ky zhvillim vjen pasi, Trump u shpall të enjten e kaluar fajtor për 34 akuzat që rëndonin mbi të.

Vendimi u mor pas dëgjimit të 24 dëshmive për 16 ditë me radhë.

Juria e përberë nga 12 anëtarë e shpalli ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë fajtor për falsifikim të dhënash për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pagoi aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, me qëllimin që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie intime me Trump, një dekadë më parë.

Pavarësisht se ky vendim e bën Trump presidentin e parë amerikan që dënohet për një vepër penale, kjo nuk e ndalon atë të vijoj garën për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ai rrezikon maksimumi 4 vite burg ose një dënim më të lehtë me kusht dhe një gjobë, por kjo do të bëhet e ditur në datën 11 korrik.

Trump ka të drejtën e apelimit të dënimit dhe kjo çështje mund të zgjas për vite me radhë.

Gati 40 vende – duke përfshirë Kanadanë dhe Britaninë e Madhe – kanë politika strikte kur bëhet fjalë për lejimin e individëve me rekorde kriminale përtej kufijve të tyre.

Është e paqartë nëse Trump do të lejohet të vizitojë nëse fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Lista e plotë e vendeve që kufizojnë vizitat nga kriminelët:

  1. Argjentina
  2. Australia
  3. Brazili
  4. Kamboxhia
  5. Kanadaja
  6. Kili
  7. Kinë
  8. Kuba
  9. Republika Domenikane
  10. Egjipti
  11. Etiopia
  12. Hong Kongu
  13. Indi
  14. Indonezia
  15. Irani
  16. Irlanda
  17. Izraeli
  18. Japonia
  19. Kenia
  20. Malajzia
  21. Macau
  22. Meksika
  23. Maroku
  24. Nepali
  25. Zelanda e Re
  26. Peruja
  27. Filipinet
  28. Singapor
  29. Afrika e Jugut
  30. Korea e jugut
  31. Tajvani
  32. Tanzania
  33. Tunizia
  34. Turqia
  35. Ukrainë
  36. Emiratet e Bashkuara Arabe
  37. Mbretëria e Bashkuar

/Shqip.com