Rozë

Pasi iu ndal energjia elektrike, Labi: Pagova 325 euro

Labinot Tahiri

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Një pjesë e madhe e banorëve të Kosovës kanë mbetur pa rrymë, përfshirë edhe këngëtarin Labinot Tahirin.

Por, ai në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë një postim, derisa bëri të ditur se ka paguar një shumë të majme parash.

“Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë. Kam ardhur në perfundim, që ky popull e duron edhe kiametin vetëm t’ju lajmëroj më herët kështu si KEDS-I me sms ne pajtohemi me fatin. Kur qytetari i ka borxh KEDS-it, nuk i’a fal po shkon e i’a këput rrymen në shtyllë pa fije rahmeti”.


“E kur qytetarëve KEDS-i i’u ka borxh dhe i lë në terr, kërkonë falje dhe mirëkuptim. Popull bujar jemi ne , kush nuk bën zë por rrim kështu ndër-jorgan duke thënë bëhet mirë”, ka shkruar ai./SHQIP.com