Lajme

Pas Von Cramon edhe një eurodeputet kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Deputeti i Parlamentit Evropian nga radhët e të Gjelbërve, Thomas Weitz, gjatë fjalës së tij në seancën pleanare të së mërkurës, ka bërë thirrje Komisionit Evropian që t’i largojë “masat ndëshkuese” ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur në qershor të këtij viti për shkak të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Eurodeputeti gjerman ndër të tjera ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’i instaluar kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – në ndërtesat komunale atje “nuk ishte i mençur”, porse ka shtuar se Serbia ka një pjesë e përgjegjësisë për trazirat që kanë ndodhur në fund të majit.

/Shqip.com