Rozë

Pas sulmit të “Top Channel”, reagon Bora Zemani

Bora Zemani

Sulmi ndaj “Top Channel”, që si pasojë humbi jetën një punonjës ka tronditur opinionin publik.

Që pas sulmit ka pasur një sërë reagimesh nga krerë të shtetit dhe figurave të tjera publike.

Në mesin e tyrë, së fundmi ka reaguar edhe moderatorja Bora Zemani, e cila u shpreh se është lënduar nga ngjarja.

“Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne”, është shprehur ajo.

Tutje, Bora theksoi se “sot më shumë se kurrë duhet t’i japim mbështetjen një televizioni që ka qenë për dekada të tëra, aty për ne, duke na ofruar çdo gjë”.

/Shqip.com