Pas sulmit rus në Ukrainë, Diellza Kolgeci: Tash po e kuptoj nënën pse brengosej…
Ukrainasit janë zgjuar sot nga sirenat dhe zhurmat e raketave nga sulmet ajrore ruse.
Qytetarët ukrainas kanë lëshuar shtëpitë e tyre duke tentuar që të strehohen larg bombave ruse.
Lidhur më këtë ka pasur reagime të shumta, e një gjë të tillë e ka bërë edhe modelja, Diellza Kolgeci.
Ajo ka thënë se kur ishte fëmijë nuk e kuptonte përse e ëma brengosej për luftërat që ndodhnin jashtë Kosovës.
Ajo tutje thotë se prej se u bë nënë e ka kuptuar më mirë, duke shtuar se mbrëmë nuk e ka zënë as gjumi.
“Shumë kohë më parë, kur isha fëmijë, nuk e kuptoja mamin pse brengosej për luftërat apo gjendjen politike të vendeve që janë larg Kosovës. Tani prej se jam bërë nënë, po e kuptoj shumë mirë, aq mirë sa që mbrëmë as gjumi nuk më ka zënë”, u shpreh Kolgeci.
Ndryshe, operacioni rus mbi Ukrainën, është dënuar ashpër nga perëndimi./SHQIP.com