Sport Ndërkombëtar

Pas Ronaldos, ky pritet të jetë ylli evropian në futbollin arab

Futbolli në Arabinë Saudite është duke njohur vetëm rritje, ku një ndër arritjet më të mëdha është dhe afrimi i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldos te Al-Nassr.

Pas këtij transferimi epik, kampionët arabë nuk ndalen dhe kërkojnë nënshkrimin me një tjetër “galaktik” dhe më konkretisht bëhet fjalë për “arkitektin” e mesfushës së Real Madrid, kroatin Luka Modric.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat saudite, klubi nga Riyadh dëshiron ta blejë kroatin që në afatin kalimtar të dimrit i ofron kontratë me afat 2.5 vjet dhe me një pagë stratosferike që kalon shifrën e 40 milionë euro në sezon. Dhe, nëse Florentino Perez refuzon të shesë mesfushorin në dimër, Al-Nassr do të përpiqet ta nënshkruajë atë në verë si një transferim me parametra zero.

/Shqip.com