Pas publikimit të videos ku vajzat ishin kundër Heidit, reagon familja
Mbrëmë doli video kur Roza ka mbledhur në oborr të gjitha vajzat e tjera duke i kthyer kundër Heidit dhe duke i bërë gati të flasin në spektaklin e mbrëmjes.
Video nga ky moment po qarkullon kudo dhe një reagim ka ardhur edhe prej familjarëve të Heidit.
“Ky ‘koalicion’ që bëjnë këto vajza kundër Heidit mua më duket e turpshme. Të arrish deri aty sat ë frysh vajza të tjera që t’i shkojnë kundër asaj është e frikshme. E mbi të gjitha nuk kanë guximin as t’i thërrasin në emër, por shkruajnë në tavolinë H ose thonë H-ja. Zili dhe xhelozi shoh në këtë video. Dhe jo vetëm sepse ka pasur shumë raste të tjera ku mblidhen nëpër cepa dhe flasin keq për Heidin. Shpresoj që ta vini në dukje këtë gjë sonte, sepse nuk është hera e parë. Ka ndodhur dhe në javët e kaluara dhe i keni bërë bisht, asnjëherë nuk i keni treguar videot në prime”, shkruhet në postimin e publikuar nga faqja zyrtare e Instagramit të Heidit.
/Shqip.com