Sport Ndërkombëtar

Pas ndarjes nga Shakira, Pique mund të përballet edhe me një problem

Gerard Pique nuk është duke kaluar nëpër një periudhë të mirë. Pak kohë më parë, ai u nda nga këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira, ndërsa së fundi mësohet se Barcelona po shqyrton largimin e tij në janar.

Mbrojtësit spanjoll i skadon kontrata më 30 qershor 2024, por klubi thuhet se ka në plan të largojë atë më herët.

Pique është në listën e lojtarëve të vjetër që përballen me fundin e kohës së tyre në “Camp Nou”, pasi krerët e klubin synojnë të balancojnë financat në muajt e ardhshëm.

35-vjeçari ka luftuar për qëndrueshmëri në 12 muajt e fundit, me tifozët që janë të frustruar me gabimet e tij në ndeshjet kryesore.

Sipas raportimeve nga “Sport”, Pique mbetet një figurë e rëndësishme me përvojë në skuadrën e Xavit, por klubi tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij.

Përfaqësuesit e lojtarit do të hapin bisedimet me Barcelonën gjatë kohës së Kampionatit Botëror “Katar 2022”, për të arritur një zgjidhje për kontratën e tij.

/Shqip.com