Rozë

Pas ndarjes, Fisniku gjen dashurinë tek prezantuesja nga Tirana?

Fisnik Syla

Fisnik Syla ka disa muaj që është ndarë me Fjolla Morinën.

Pas kësaj ai ka deklaruar se tashmë është beqare dhe në kërkim të fatit.

Sylas ë fundi ka habitur ndjekësit e tij me një postim që e ka bërë në Instagram.

Në sinkron me prezantuesen nga Shqipëria Ester Bylyku, Fisniku ka publikuar postime në Instagram që ndërlidhen me ato të Bylykut.

Të dy kanë ndarë sekuenca me këngën “A t’ka marrë malli” të reperit Stresi.

Fisniku ka pyetur: “Tiranase, a të ka marr malli me më pa?”.

Replika ka qenë e shpejtë nga Esteri. Me lokacion Belgjikën, ku qëndron biznesmeni kontravers, ajo ka thënë se “po vjen shpejt”.

Nuk dihet nëse dyshja janë bashkë, apo vetëm e kanë bërë që të marrin vëmendje më të madhe./SHQIP.com