Sport Ndërkombëtar

Pas kurorëzimit me titullin kampion, De Bruyne foli për të ardhmen

Fitoi titullin e katërt të Premierligës të dielën duke bartur shiritin e kapitenit.

Në triumfin dramatik ndaj Aston Villës së Gerrard, ylli belg dhuroi asistimin e golit që përmbysi gjithçka.

De Bruyne tha se ndihet i lumtur te City dhe nuk planifikon të ndërrojë ambient, raporton Fabrizio Romano.

“Kam qenë këtu shtatë vjet, i dua… ky është ekipi im. Kam edhe 3 vite të tjera këtu, patjetër do të qëndroj”, tha mesfushori.

“Nuk kam plan tjetër, do të vazhdoj këtu. Man City është ekipi im”, përfundoi Kevin.

Këtë edicion të kurorëzuar në mënyrë perfekte, 30 vjeçari dha kontribut masiv me 15 gola dhe tetë asiste në 30 paraqitje në elitën e futbollit anglez.

Për çka edhe u shpall lojtari më i mirë i ligës, duke lënë prapa vetes lojtarë si Salah i Liverpool, Ronaldo i United, Kane i Tottenham e shumë të tjerë.

Hera e fundit që De Bruyne vazhdoi kontratën ishte prilli i vitit të klauar, të cilën e nënshkroi për të mbetur nën urdhërat e Pep Guardiola-s deri më 2025.

Kurse, vlera e tij në treg kap shifrën e 90 milionë eurove, që dëshmon përsëri vendin e tij në skenën e mesfushorëve më të mirë në botë dhe jo vetëm. /Shqip.com