Pas dramës në Gjilan, Drita dhe Llapi “ndahen në paqe”

Ka përfunduar ndeshja kryesore e ditës së sotme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit.
Dy skuadrat kanë ndarë pikët në një ndeshje përplotë dramë, e cila megjithatë përfundoi me rezultat 0-0.
Pjesa e parë ishte më e qetë, me raste jo shumë të rrezikshme, duke shkuar kështu në pushimin e pjesës kësaj pjese me rezultat 0-0.
Për dallim nga e para, pjesa e dytë ishte tejet dramatike, ku kishte momente tensioni, kishte edhe gol, por të anuluar.
Gjyqtari kryesor, Vigan Iberdemaj, përjashtoi me karton të kuq portierin e Llapit, Marjan Coric, por pas rishikimit të “VAR”-it, e riktheu vendimin e tij dhe Coric mbeti në lojë.
Në minutën e fundit të ndeshjes, Llapi shënoi me Adem Maliqin, por pas rishikimit të golit në “VAR”, ai u anulua pasi paraprakisht, asistuesi i këtij goli, Edon Sadriu kishte shkaktuar faull.
Kjo bëri që banka rezervë e llapjanëve të protestoj ashpër, ku gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq, Tahir Batatinën dhe sekretarin, Muhamet Rexhepi për shkak të protestave të vazhdueshme.
Deri në minutat e fundit të ndeshjes, Drita kërkoi me ngulm golit, por nuk ia arriti qëllimit të saj.
Pas kësaj ndeshje, Drita tani pozicionohet në vendin e dytë me katër pikë, ndërsa Llapi në të tretin me dy pikë./Shqip.com