Lajme

Pas djegies së karrigeve dhe protestave opozita rikthehet në Kuvend/ Hiqen barrierat metalike përreth Parlamentit 

Opozita u rikthye në seancën e Kuvendit bashkë me deputetët e përjashtuar, një ditë pasi Gjykata Administrative rrëzoi dënimet me 40-60 ditë jashtë Parlamentit. Pas djegies së karrigeve dhe protestave, seanca e kësaj të enjte duket se do të karakterizohet nga normaliteti, të paktën kjo duket nga situata jashtë Parlamentit aty ku prej datës 30 shtator zhvilloheshin përplasje mes deputetëve të opozitës dhe Gardës. Përreth Kuvendit sot nuk ka barriera metalike dhe as efektivë të Gardës së Republikës të bërë “gardh” dhe të rreshtuar krah njëri-tjetrit për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të përjashtuar.

Administrata e Kuvendit ka zëvendësuar edhe karriget e djegura nga deputetët e opozitës.

Pavarësisht kësaj, debatet në Kuvend nuk do të mungojnë, pasi kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se opozita do të zhvendosë brenda sallës së Parlamentit rezistencën e saj.

/Shqip.com