Sport Ndërkombëtar

Pas Champions, grupi terrorist paralajmëron Euro 2024

ISIS nuk ka ndërmend të ndalet, teksa pas kërcënimit të 3 qyteteve, ku do të zhvilloheshin ndeshjet e Ligës së Kampionëve, tashmë në shënjestër ka rënë Gjermania.

Sipas mediave gjermane bëhet me dije se futbolli po kërcënohet sëriozisht nga Shteti Islamik i ISIS.

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, ngre akoma më shumë dyshimet për sulme terroriste gjatë “Euro 2024”, një eveniment ku mbledh me miliona njerëz nga e gjithë bota.

Në postim shikohet një terrorist me armë në metro me titullin “Thirrja e fundit para daljes!”.

Të vënë në dijeni të kësaj situate, Gjermania ka nisur menjëherë të marrë masa dhe të punojë intesivisht për të ndaluar çdo sulm të mundshëm.

/Shqip.com