Pas Amosit, Olta humb një tjetër “ushtar”?
Publikuar:
(08.02.2023 14:40:39)

Amos Zaharia është banori që u largua mbrëmë nga Big Brother VIP Albania.
Në momentin e daljes së tij është vërejtur që anëtarët e grupit që ai i përkiste janë mërzitur- e që është dalluar Olta.
Olti filloi të qante me dënesë dhe kjo gjë bëri që të ketë reagime nga të gjithë, madje edhe nga Dea, e cila duket që po largohet nga Olta.

Ka qenë vetë blogerja ajo e cila në një bisedë me Bledi Manen, banorin më të ri të “BBV” ka pohuar se sapo është zënë me Gixharin.
“Sapo u zura me Oltën. Nuk mendoj se jam përdorur. Mendoj se kam bërë një sy qorr dhe kam bërë gabim. E kam bërë me koshiencë,”-u shpreh Dea Mishel. Ndërsa Bledi nga ana tjetër dukej sikur po insistonte shumë t’i tregonte Deas se është përdorur.
/Shqip.com