Rozë Ndërkombëtar

Pas aksidentit që ia theu 30 kocka, aktori rikthehet në skenë

Pasi pësoi lëndime të mëdha në një aksident me një makinë për pastrimin e borës, Jeremy Renner do të dalë për herë të parë në publik.

Në cilën ngjarje do të marrë pjesë Jeremy Renner?

Renner do të shfaqet personalisht në premierën botërore të ‘Rennervations’ të martën më 11 prill në Teatrin Regency Village.

Të katër episodet e ‘Rennervations’, shfaqje e re e rinovimit të automjeteve të Jeremy-t, do të fillojnë transmetimin më 12 prill në Disney+.

Renner theu më shumë se 30 kocka dhe iu nënshtrua operacioneve të shumta pasi i mbijetoi aksidentit në pronën e tij në Nevada, në ditën e Vitit të Ri.

“Këto 30 plus kocka të thyera do të shërohen, do të forcohen, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë. Dashuri dhe bekime për të gjithë ju”, ka shkruar ai në Instagram pas aksidentit.

/Shqip.com