Lajme

Pas 10 muajsh arrestohet edhe i dyshuari i pestë- për grabitjen në një argjendarie në Prizren 

Grabitja në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas 10 muajsh ka arrestuar të dyshuarin e pestë për grabitjen që ka ndodhur në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 15 nëntor të vitit të kaluar, ku plagosur kanë mbetur babë e bir – pronarë të argjendarisë.

Ai dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Grabitje në tentativë”.

“Pronarët kanë rezistuar dhe të dyshimtët janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë. Gjatë përleshjes dy viktimat  -babë e birë (pronar të argjendarisë ) janë  plagosur me armë zjarri. Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes , në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër.

 Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer  zjarr edhe me Policin në hyrje të autostradës në Suharekë. Pastaj automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg. Policia ka mbledhë provat  dhe dëshmitë dhe pas disa  ditësh katër  të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës”, thuhet në njoftim./SHQIP.com