Art Jetese

Parashqevi Simaku ka harruar gjuhën shqipe? Del video që tregon të kundërtën, këngëtarja flet rrjedhshëm

Parashqevi Simaku u sulmua jo pak në rrjet se ajo kishte harruar Shqipërinë dhe se nuk e meritonte që të ndihmohej nga shqiptarët.

Edhe pse kishte vite të tëra pa komunikuar në shqip, vetëm disa ditë që ajo ka ndenjur me shqiptarë kanë mjaftuar që Parashqevi të rifillojë të flasë një shqipe të kulluar.

Këtë e vërteton mjaft mirë edhe një video që ajo e ka postuar me rastin e Krishtlindjeve, duke uruar bashkëkombasit e saj.

Këngëtarja ikonike shqiptare e viteve ’80, u zbulua vetëm disa ditë më parë se jetonte si e pastrehë në një stacion metroje të Neë Yorkut. Ajo u ndihmua nga biznesmeni Elton Ilirjani duke u strehuar fillimisht në një hotel të Mahnhattan, ndërsa për të është hapur edhe një llogari në gofundme ku deri tani janë mbledhur rreth 120 mijë dollarë.

Së fundmi, një biznesmen ka njoftuar se do t’i paguajë qiranë e banesës Parashqevi Simakut në New York.

/Shqip.com