Lajme

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për ditën e fundit të kësaj jave.

Sipas parashikimit të IHMK-së, sot pritet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së sot do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

/Shqip.com