Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e enjte.

Sipas të dhënave e IHMK-së, sot do të jetë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Krahas kësaj thuhet se temperaturat do të jenë në minus në të dy ekstremet.

“Të enjten – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë kësaj dite do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatere deri e fortë.

/Shqip.com