Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim
Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot (e diel) do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

/Shqip.com