Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim.

Sot gjatë ditës së martë pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e hënë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, e marta do të jetë me vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë.

“Java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Dita e hënë fillon me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Kushte afërsisht të ngjashme të motit priten edhe ditën e martë ku pos reshjeve parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundësi për shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Po ashtu, sipas IHMK-së do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit./Shqip.com