Lajme

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Sipas këtij parashikimi, moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët si dhe do të ketë lëvizje të temperaturave.

“Të dielën mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje, thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

/Shqip.com