Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ilustrim

Gjatë javës së ardhshme moti është parashikuar që të jetë i ndryshueshëm.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thuhet se në ditën e hënë moti do të jetë kryesisht i ngrohtë kurse e martë karakterizohet me ulje të lehta të temperaturave maksimale.

“Java që na pret do të karakterizohet me mot kryesisht të ndryshueshëm. Të hënën, parashihet mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të dendura dhe me intervale me diell. Të martën parashihet ulje të lehta të temperaturave maksimale. Moti do të shoqërohet kryesisht me vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës të cilat parashihen të sjellin edhe reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, dita e mërkurë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.

Ilustrim

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave , ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera.

Të premten, mot relativisht i qetë, me vranësira të ulëta dhe me intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit.

Tutje, IHMK-ja ka njoftuar se gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit ,temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

/Shqip.com