Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Moti

Këto ditë mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore.

Moti në Kosovë

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius, njofton IHMK.

Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s./Shqip.com