Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale në ditën e parë të javës, do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Të martën do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Gjatë të mërkurës, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Të enjten do kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Të premten do jetë moti kryesisht i qetë, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

/Shqip.com