Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Publikuar:
(29.01.2023 23:46:19)

Java e ardhshme parashihet të jetë me mot kryesisht te vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.
Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius.
Rigat e dobëta përshihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.
Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin.
Reshje të intensitetit mesatar përshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës..
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.
/Shqip.com