Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditë

Foto ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas institutit temperaturat të lëvizin në 2-6 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Ndërkaq, Instituti ka njoftuar se gjatë ditës së martë, mund të ketë mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale dhe do të krijoj vështirësi në komunikacion.

Ndërsa të enjten dhe të premten parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

/Shqip.com