Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Për ditën e nesërme parashikohet të mbajë mot i vranët.

Në pjesën e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

Gjatë ditës së nesërme parashihet të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.

/Shqip.com