Lajme

Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër do mbajë mot kryesisht i vranët dhe në disa vende me riga të dobëta shiu.

Sipas IHMK-së, tmperaturat minimale do të lëvizin mes 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 10-13 gradë Celsius.

“Do mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

/Shqip.com