Parashikimi i motit për ditën e sotme
Publikuar:
(01.12.2022 08:14:00)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.
Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme pritet të jetë mot dinamik.
Përshkruhet intensitet i dobët i reshjeve të shiut deri në një intensitet mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.
/Shqip.com