Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti

Sot gjatë ditës së hënë parashikohet që të jetë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë edhe lëvizje të temperaturave.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët e javës së ardhshme. Gjatë ditës së hënë, parashikohet mot kryesisht i vranët – Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit dhe verilindjes.

/Shqip.com