Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e enjte.

Sipas IHMK-së, gjatë kësaj dite pritet të jetë mot dinamik.

Përshkruhet intensitet i dobët i reshjeve të shiut deri në një intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

/Shqip.com