Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ilustrim

Nesër gjatë ditës s enjte parashihet që të jetë mot stabil ndërsa, mëngjeset do të jenë të freskëta.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë këtyre ditëve parashihet që të ketë vranësira si dhe mjegulla në disa vende.

“Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës ndërsa, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

/Shqip.com