Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e nesërme.

Sipas IHMK-së, gjatë kësaj dite parashihet të mbajë mot dinamik, i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Tutje, IHMK-ja njoftoi se do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

/Shqip.com